Vetura që i theu rekordin Bugatti-t, ja me çfarë shpejtësie maksimale lëvizi

Nja dy vite më parë, Bugatti vendosi një rekord të ri të shpejtësisë pasi Chiron përshkoi 400 km/h për 41,96 sekonda.

Auto & Tek

29/10/2019 14:49

Festimet nuk zgjatën shumë, megjithatë, pasi Koenigsegg theu rekordin e Bugatti-t me Agera RS, i cili përfundoi të njëjtën garë në një shpejtësi prej 36.44 sekonda, transmeton lajmi.net.

Nuk iu desh shumë që Koenigsegg të mposhtë rekordin e vet, pasi Agera RS e reduktoi kohën e kryerjes së të njëjtës pistë në 33.29 sekonda në Nevada.

Luftërat e shpejtësisë vazhduan, pasi Bugatti kohët e fundit u bë prodhuesi i parë që theu pengesën 482 km/h me Chiron Super Sport 300+.

Sido që të jetë, momenti i thyerjes së rekordit të prodhimit të Koenigsegg është kapur në kamera, të cilin mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player