Remzie Osmani tregon arsyen pse Shkurte Fejza nuk i erdhi në dasmë dhe pse nuk e bënë pjesë të këngës “Shoqet”

Marrëdhënia mes vajzave të fshatit Mushtitsht të Kosovës ka bërë gjithnjë bujë në mediet rozë.

ShowBiz

25/10/2019 20:30

Kjo për shkak të ulje-ngritjeve mes Shyhrete Behlulit, Shkurte Fejzës, Remzie Osmanit dhe Motrave Mustafa.

Pak javë më parë, motrat Mustafa dhe Shyhrete Behlulu u bënë kryetituj të lajmeve rozë për shkak të “konfliktit” për vjedhjen e një kënge nga të dyja palët.

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Shkurtes dhe Shyhretes prej vitesh tashmë vijon të jetë e prishur.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” në një intervistë me gazetarin, Andi Vrapi, Remzie Osmani ka treguar arsyen e mungesës së Shkurtes në dasmën e djalit të saj, pak muaj më parë.

“Shkurta nuk ka ardhur sepse 1 ditë para dasmës i ka ndërruar jetë një familjarja vet. Dhe te ne ka ardhur Gresa dhe unë e falenderoj shumë! Nuk ka pasur probleme të tjera!”, – tregoi Remzia.

Nga ana tjetër, e pyetur se pse nuk e bënë pjesë të videoklipit “Shoqet”, ku ishin pjesë të gjitha këngëtaret e Mushtishtit, Remzia u shpreh: “Po kjo mund të ndodhë. Mund të bëjnë një këngë Shyhretja, Shkurta e motrat dhe mos të më marrin mua. Nuk ka ndonjë gjë!”