14-vjeçari i Dortmund shkruan historinë në UEFA Youth League
Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmund bëri histori të mërkurën duke shënuar në UEFA Youth League në moshën vetëm 14 vjeç.
Sport
Gjermani me nënshtetësi shënoi pas tetë minutash në takimin e Dortmundit kundër Interit për tu bërë golashënuesi më i ri i kompeticionit.
Moukoko mbush 15 vjeç muajin tjetër, do të thotë se ai theu rekordin e mëparshëm – 16 vjet e 30 ditë, të mbajtur bashkërisht nga Youri Regeer i Ajax dhe Christos Liatsos i Olympiacos, përcjell lajmi.net.
Pasi shënoi 50 gola gjatë edicionit 2018/19, Moukoko fitoi promovim në skuadrën U19 të Dortmundit për këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Gjermanisë Joachim Low.
“Unë kam folur me trajnerin e Dortmund U19 Michael Skibbe për një kohë”, tha Low për faqen zyrtare të Bundesligës. “Të gjithë të përfshirët këshillohen mirë të presin dhe ta lënë [Moukoko] të zhvillohet në paqe”. /Lajmi.net/