Kërmilli që bllokoi hyrjen e 900 Mercedes-ëve

Një kërmill i rrallë ka bllokuar hyrjen e 900 veturave të reja të tipit ‘Mercedes’ në Australi, të cilat ishin të planifikuara të hyjnë në katër porte të ndryshme.

Auto & Tek

23/10/2019 16:15

Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar ri-eksportimin e modelve të ndryshme, nën arsyetimin e “zbulimit të një numri kërminjsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme makinash, të importuara nga Evropa”, transmeton lajmi.net.

“Kërmilli, i quajtur ‘Heath’, që besohet të ekzistojë vetëm në Evropën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është krijesë e dëmshme në të korrurat bujqësore dhe në fushën mjedisore. Ajo mund të jetë vdekjeprurëse për florën dhe faunën lokale”, deklaruan autoritetet.

Makinat aktualisht po mbahen nën kontroll të rreptë në një karantinë në portet e katër shteteve të Australisë: Queensland, South West, Viktoria dhe Australinë Jugore. /Lajmi.net/