Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan
Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, pak para fshatit Slivovë.
Lajme
Ekipi i KosovaPress raporton nga tereni se një veturë është rrotulluar, rrugës për në fshatin Slivovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barjam Krasniqi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë.
Krasniqi bënë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga aksidenti në fjalë.
“Është e përfshirë vetëm një veturë dhe nuk ka persona të lënduar. Policia është ende në vend të ngjarjes dhe e ka kërkuar tërheqjen e veturës”, ka thënë ai.