Ndodh edhe kjo: Gruaja në lidhje 5 vjeçare me aeroplan, dhe lidhja e tyre është ‘fizike’

Michele Köbke, 30 vjeçare, nga Berlini tha se lodra e saj 'Boeing' është shumë atraktive, sexy, e bukur, dhe elegante dhe madje e ka një emër përkëledhës për të.

Fun

13/10/2019 14:20

Një grua ka thënë se është në lidhje 5 vjeçare me dashurinë e jetës së saj një avion pasagjerësh që e quan – dashuri.

Michele Köbke, 30 vjeçare, nga Berlini i Gjermanisë e konsideron vetën në lidhje dashurie me “Boeing 737-800″, raporton “Daily Mirror”, transmeton lajmi.net.

Michele thotë se se ka qenë në dashuri me aeroplanin që 5 vite dhe se lidhja e tyre është edhe fizike. Ajo ka thënë se ky lloj i aeroplanit është shumë i atraktiv dhe i bukur, po ashtu ka shtuar se është diçka shumë mirë e ndërtuar dhe mjaft elegant.

Ajo deklaron se përderisa aeroplani është në udhëtim dhe nuk mund të shpenzoj shumë kohë me të, ajo e ka krijuar një version të vogël të tij, duke bërë që të kalojë kohë edhe gjatë pjesës tjetër të ditës. /Lajmi.net/