Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, viktima gjendet pa shenja jete

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.

Lajme

10/10/2019 14:14

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, në rrugën “”Mehmet Gradica” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/