Në muajt e fundit të shtatzënisë, Ashley Graham publikon video nudo
Ashley Graham ka postuar një video ku shfaqet krejtësisht lakuriq dhe u tregon fansave ndryshimet në trup.
ShowBiz
Shtatzëna Ashley Graham ka postuar një video krejtësisht e zhveshur, pasi u tha fansave se po ‘rritet çdo ditë’, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Modelja 31-vjeçare njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë në gusht, dhe prej ditësh po i mban të informuar fansat në Instagram.
Së fundi, ylli tronditi ndjekësit e saj kur u zhvesh lakuriq për të treguar ndryshimin në trupin e saj.
Në videon e shkurtër, Ashley mbante gjoksin me duar, për të fshehur pjesët intime, ndërsa lëviz kamerën për të treguar çdo pjesë të trupit.
Bukuroshja zeshkane tregoi me krenari barkun e rrumbullakosur, madje edhe një tatuazh në trup.
Ylli dhe bashkëshorti i saj prej nëntë vjetësh, Justin Ervin, njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë me një video të Ashley në përvjetorin e tyre.
Çifti janë partuar në vitin 2010 pasi u raportuar se ishin takuar në kishë. /Lajmi.net/