Apple sapo ‘vrau’ iTunes

Tashmë zyrtare: iTunes sapo ka 'vdekur'.

Auto & Tek

07/10/2019 23:33

Apple njoftoi qershorin e kaluar në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të aplikacioneve në të gjithë botën se ‘iTunes’ do largohet nga tregu, kur kompania do lansojë sistemin e saj të ri operativ macOS.

Të hënën, ai softuer filloi të largohej nga pajisjet e Mac, transmeton lajmi.net.

Nën macOS Catalina, siç quhet versioni i ri i sistemit operativ Mac, Apple ka shpërndarë iTunes në favor të tre aplikacioneve: Apple Music, Apple Podcasts dhe Apple TV.

Tani kur futni telefonin tuaj në pajisje, do të shihni simbolin e tij në shiritin anësor të Finder dhe asgjë më shumë. /Lajmi.net/