Personi përdor render djathi për të hequr tatuazhin nga krahu
Një burrë u detyrua të merrte një vaksinë tetanos, pasi përdori rende djathi për të hequr një tatuazh nga krahu.

Fun
Matias Costa ndau pamjet e mikut të tij 21-vjeçar nga Mendoza e Argjentinës, i cili hoqi një tatuazh në krah duke përdorur rende djathi, transmeton lajmi.net.
“Një javë pasi bëra tatuazhin, desha t’i bashkohem forcave policore të aeroportit”, deklaroi miku i Costa-s.
Edhe pse në uebfaqen e policisë nuk specifikohej që aplikantët nuk mund të kishin tatuazhe, burri tha se atij iu tha që nuk do të lejohej të punonte në rast se posedonte vizatime të tilla.
“Kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2017, unë kam qenë 19 vjeç në atë kohë”, deklaroi ai tutje. /Lajmi.net/