A do të luajë Ronaldo-Dybala-Higuain së bashku? Flet Sarri

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se ekipi ende nuk është i balancuar mjaftueshëm për të luajtur me treshen Ronaldo-Dybala-Higuain.

Sport

30/09/2019 18:02

Dybala ka qenë më i ‘sakrifikuari’ nga treshja e sulmit, pasi ka luajtur më pak minuta se dyshja Ronaldo dhe Higuain.

Juventus përballet me Bayer Leverkusen në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, pas barazimit 2-2 ndaj Atleticos dhe tekniku italian është pyetur rreth mundësisë për të startuar me treshen në fjalë, përcjell lajmi.net.

”Është një sugjerim i bukur, por ne ende nuk jemi aq të balancuar sa duhet. Tani për tani, ne mund ta provojmë këtë zgjidhje vetëm për parashikimet në ndeshje”.

“Nuk e di nëse dikush do të pushojë. Gjendja jonë fizike po rritet, por edhe ajo mendore është e lidhur”, potencoi tekniku italian. /Lajmi.net/