Njeriu i mbetur i vetëm në pyll, e shpëton ora e mençur e ‘Apple’
Një person i cili pësoi lëndime serioze pasi që u rrëzua me biçikletë në pyll, u shpëtua nga ora e mençur e kompanisë 'Apple'.
Auto & Tek
Ora e mençur të cilën e mbante ky person pasi që u rrezua ka paralajmëruar shërbimet e emergjencës duke ia dërguar vendndodhjen e tij.
Bob, adhurues i natyrës dhe biçikletës ishte në një pyll në Parkun Riversite State, të Uashingtonit dhe papritur përjetoi një rënie/rrëzim duke rrëshqitur me biçiklete, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Ky rrëzim i keq goditi në kokë, duke e lënë atë pa ndjenja. Fatmirësisht ai kishte veshur orën e tij të mençur, që jo vetëm që i dërgoi një mesazh djalit tij, por edhe paralajmëroi shërbimin emergjent.
Djali tij, ka folur për këtë teknologji të mahnitshme që ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së babait të tij, duke shkruar në rrjetin e tij social Facebook, duke i motivuar njerëzit që ta ri mendojnë blerjes e kësaj ore, sepse është shpëtuese. /Lajmi.net/
