Ronaldo nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ‘hakmerret’ FIFA
FIFA i është ‘hakmarrë’ yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Sport
Cristiano Ronaldo nuk ka qenë prezent në ceremoninë e madhe të FIFA, të mbajtur në Milano, për ndarjen e çmimeve individuale.
Ronaldo ishte i nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, por ai nuk udhëtoi fare drejt Milanos.
Arsye për mungesën e tij mund të jetë edhe një dëmtim që lojtari ka pësuar, për të cilin së fundmi ka njoftuar trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, raporton lajmi.net.
Duket se mungesa e Ronaldos i ka lënë me hatër FIFA-n, pasi moderatori i ceremonisë nuk i ka përmendur fare emrin yllit portugez, në emërimin e formacionit të vitit, edhe pse portugezi ishte pjesë e formacionit.
Ky moment mund të ketë qenë vetëm rastësi, por emri i portugezit nuk është përmendur.
Kujtojmë se në këtë ceremoni, Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit. /Lajmi.net/