Rriten disa sektorë të industrisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat të industrisë për tremujorin e dytë 2019.

Lajme

18/09/2019 16:20

Siç thuhet në njoftimin e ASK, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar ka shënuar më së shumti rritje (15.4%) në tremujorin e dytë 2019, sipas statistikave të tregtisë me pakicë.

Në tremujorin e dytë 2019 krahasuar me tremujorin e parë 2019, rritje kanë shënuar edhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (11.0%); tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (3.3%) dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (0.3%).

Rënie kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 19.1%, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10.6%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 6.5% dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 6.2 për qind. /Lajmi.net/