Valencia merr fitore të madhe në ‘Stamford Bridge’
Chelsea e ka nisur në mënyrën më të keqe rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Sport
‘Blutë’ janë mposhtur me rezultat minimal nga Valencia.
Goli i Rodrigos (74’) vulosi fatin e ndeshjes, pasi u shkëput mirë nga vija e fundit të mbrojtjes vendase.
Skuadra e Frank Lampard kishte mundësi të artë të barazonte por Ross Barkley (88’) dështoi nga penalltia.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Ajax ka mposhtur 3-0 Lillen.
Ndeshjet e ardhshme të grupit H janë Valencia – Ajax dhe Lille – Chelsea. /Lajmi.net/