Ronaldo fiton tre herë më shumë se çdo lojtar tjetër i Serie A
Cristiano Ronaldo fiton pothuajse tre herë më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A, duke qenë futbollisti më i paguar i futbollit italian.
Sport
Sipas shifrave të publikuara nga Gazzetta dello Sport, ylli i Juventus fiton 31 milionë euro në vitë – 23 milionë më shumë sesa lojtari i dytë më i paguar i ligës Matthijs de Ligt.
Nënshkrimi i verës nga Ajax raportohet se fiton 8 milionë euro në vit, plus 4 mln euro bonuse, përcjell lajmi.net.
Romelu Lukaku renditet i treti, me belgun që fiton 7.5 mln euro në sezon plus 1.5 bonuse.
Gonzalo Higuain, ndërkohë, ka rënë në vendin e katërt në listë duke qenë i dyti pas Ronaldos në vitin 2018, ndërsa Paulo Dybala, i cili u lidh me një largim nga Juve, është në vendin e katërt me 7.3 milionë euro.
Juve shpenzon 294 milionë euro në vit për pagat e futbollistëve, derisa shtatë prej tetë futbollistëve më të paguar janë të ‘Bardhezinjëve’. /Lajmi.net/