Facebook dështon sërish në ruajtje të privatësisë, zbulon numrat e 400 milionë përdoruesve

Numrat e telefonave të më shumë se 400 milionë llogarive në Facebook janë postuar online, si rezultat i dështimit të sigurisë së firmës.

Auto & Tek

05/09/2019 14:12

Sipas TechCrunch, 133 milionë llogari amerikane, 50 milionë sosh vietnameze dhe 18 milionë britaneze ishin në mesin e 419 milionë përdoruesve që iu publikuan të dhënat në një server të hapur online, i pa siguruar me fjalëkalim, transmeton lajmi.net.

Facebook ka konfirmuar raportin, por tha se numri total i llogarive që u prekën nga kjo rënie e sigurisë është përgjysmë me 400 milionë.

Problemi i fundit mendohet të jetë nga informacionet e disponueshme publikisht, të përdorura më parë për të lejuar njerëzit të kërkojnë të tjerët përmes numrit të telefonit. Një mundësi e tillë u çaktivizua në prill të vitit të kaluar, në përgjigje të skandalit ‘Cambridge Analytica’.

Pretendohet se serveri renditi disa llogari dhe vendndodhjen e tyre, me një ID unike të përdoruesve të vendosur përkrah numrit të lëfonit, si dhe gjinisë së tyre.

Një qasje e tillë ishte e mundshme deri të mërkurën vonë, kur TechCrunch kontaktoi hostin e faqes.

“Të dhënat janë fshehur dhe ne nuk kemi parë asnjë provë që llogaritë në Facebook janë komprometuar,” tha një zëdhënës i Facebook për AFP.

Ndërsa baza e të dhënave tani është jashtë linje, përdoruesit nuk kanë qenë të informuar dhe as nuk kanë pasur ndonjë ankesë në lidhje me publikimin e të dhënave të tyre. /Lajmi.net/