Emre Can pasi u la jashtë listës për në LK: Jam i shokuar

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka mbetur i 'tronditur dhe zemëruar' pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve të Juventus nga menaxheri Maurizio Sarri.

Sport

04/09/2019 12:49

Duke folur në kampin e stërvitjes në Gjermani përpara ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, Can tha: ”Javën e kaluar, klubi më premtoi diçka tjetër”.

”Dje trajneri [jo Sarri] më telefonoi dhe më tha brenda më pak se një minutë që nuk isha në skuadër. Jam i tronditur dhe i zemëruar”, potencoi ai, transmeton lajmi.net.

Can, i cili u bashkua me Juventusin si transferim i lirë nga Liverpool në qershor të vitit 2018, u la jashtë bashkë me sulmuesin Mario Mandzukic.

Frustrimi i Can vjen pas një sezoni të parë jo të mirë në Serie A, në të cilin ai nuk ishte në gjendje të bënte pjesë rregullisht në formacionin startues, pavarësisht se bëri 37 paraqitje. /Lajmi.net/