34-vjeçari Cristiano Ronaldo bën sprintin 94 metra për 10 sekonda
Cristiano Ronaldo mund të jetë 34 vjeç, por ai ende zotëron një ritëm vdekjeprurës - rasti konkret në fitoren emocionuese 4-3 ndaj Napolit.
Sport
Në minutën e 15-të, kundërsulmi i Juventusit nisi pas një goditje nga këndi të mysafirëve dhe Ronaldo përshpejtoi fushën me të njëjtin nivel shpejtësie që do të demonstronte rregullisht gjatë kohës së tij në Manchester United.
Në mënyrë të pabesueshme ai arriti në zonën e Napolit brenda 10 sekondave, duke vrapuar me 33.12 km/h ndërsa Juventus e ktheu mbrojtjen në sulm në mënyrë të shpejtë, transmeton lajmi.net.
Me një fokus të fortë në mbajtjen e tij në gjendje të pacenuar fizike, Ronaldo ka qenë në gjendje të ruajë atributet që ai zhvilloi si një lojtar i ri.
Vetëm vitin e kaluar, në Rusi, ai regjistroi shpejtësinë më të shpejtë në Kupën e Botës, duke mposhtur 735 lojtarë në kompeticion përsa i përket ritmit të jashtëzakonshëm duke vrapuar në 80 metra kundër Spanjës – në ndeshjen ku shënoi het-trik. /Lajmi.net/