Cristiano Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë portugez për herë të 10-të

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë, pasi mori çmimin 'Lojtari më i mirë portugez' për herë të dhjetë.

Sport

03/09/2019 09:54

34-vjeçari ka mbizotëruar në natën e çmimeve vjetore të vendit të tij që nga viti 2007 dhe ka marrë çmimin më të lartë çdo vit që nga atëherë – ku bën përjashtim viti 2010 dhe 2014 kur Simao dhe Pepe përkatësisht fituan çmimet.

Ronaldo, i cili fitoi titullin e Serie A me Juventusin sezonin e kaluar, mposhti yllin e Atletico Madrid Joao Felix, Bernardo Silvan e Manchester Cityt, mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes dhe Ruben Neves të Wolves në garë për ta fituar çmimin e më të mirit, përcjell lajmi.net.

Mbrëmja e çmimeve prestigjoze u zhvillua në pavijonin e Carlos Lopes në Lisbonë ku Ronaldo, duke reflektuar një vit të vështirë, foli për ditët e para të tij në Sporting.

“Kjo botë është kaq e shpejtë, me rrjetet sociale, shtypin, ka qenë e çmendur”, tha Ronaldo.

”Ka qenë një vit jashtëzakonisht i ndërlikuar në një nivel personal. Mos lejoni që dikush t’ju tërheq poshtë”.

”Nuk mund të ndihmoj, por të përmend që Sporting meriton një çmim të vogël. Herën tjetër”, tha njeriu që theu një rekord të ri në karrierën e tij personale. /Lajmi.net/