Veseli në Prizren: Vendin e ndryshojmë duke ndryshuar vetveten
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme në Prizren është takuar me gra dhe të rinj.
Lajme
Veseli në një postim në Facebook ka thënë se vendin e ndryshojmë duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë.
Postimi i plotë:
Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë.
Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuara dhe të gatshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë! /Lajmi.net/