Ambasadori britanik takohet me kryetarët e komunave në veri: Shpresoj që të krijohet një mundësi e re për dialog të hapur ndërmjet autoriteteve në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, ku është takuar me kryetarët e komunave, anëtarë të kuvendeve komunale dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka thënë se vizita ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar nga afër shqetësimet e komuniteteve…

Lajme

19/11/2026 22:09

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, ku është takuar me kryetarët e komunave, anëtarë të kuvendeve komunale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka thënë se vizita ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar nga afër shqetësimet e komuniteteve lokale dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballen ato, transmeton lajmi.net.

“Në një kontekst politik në ndryshim, ishte shumë e dobishme të dëgjoja komunitetet lokale, të kuptoja sfidat me të cilat përballen dhe të dëgjoja perspektivat e atyre që kanë përgjegjësinë t’i përfaqësojnë ato”, ka shkruar ambasadori britanik.

Ai ka shprehur shpresën se vizita dhe takimet e zhvilluara mund të kontribuojnë në krijimin e një mundësie të re për dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës.

“Shpresoj që të krijohet një mundësi e re për dialog të hapur ndërmjet autoriteteve në Kosovë, për të siguruar siguri dhe prosperitet për të gjithë ata që jetojnë këtu”, ka deklaruar Hargreaves.

Postimi i plotë: 

Vizitova Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, ku u takova me kryetarët e komunave, anëtarët e kuvendeve komunale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Në një kontekst politik në ndryshim, ishte shumë e dobishme të dëgjoja komunitetet lokale, të kuptoja sfidat me të cilat përballen dhe të dëgjoja perspektivat e atyre që kanë përgjegjësinë t’i përfaqësojnë ato.

Shpresoj që të krijohet një mundësi e re për dialog të hapur ndërmjet autoriteteve në Kosovë, për të siguruar siguri dhe prosperitet për të gjithë ata që jetojnë këtu./lajmi.net/