Bllokadë totale në Merdare, shtatë orë pritje për mërgimtarët
Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Lajme
Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgmitarët kosovarë, shkruan lajmi.net.
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.
Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojn në mbi dy orë.
Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.
Nga pala kosovare si rëndom është fajësuar Serbia për maltretimin e mërgimtarëve.
Sipas MPB-së, Serbia po shkel mbi marrëveshjet e Brukselit mbi lëvizjen e lirë, dhe se pritjet janë gjithmonë në dalje të Kosovës, aty ku përgjegjëse është pala serbe. /Lajmi.net/