Liverpool – Chelsea, të gjithë habiten me emrin në fanellën e Jorginhos

Mesfushori i Chelseat, Jorginho e ka të shkruar gabim emrin në fanellën e tij.

Sport

14/08/2019 21:33

Chelsea dhe Liverpool janë duke u ballafaquar në Superkupën e Evropës.

Por, mesfushori i “Blues”, Jorginho ka marrë vëmendjen kryesore në minutat e para të takimit, përcjell lajmi.net.

Çuditërisht, ai e ka të shkruar gabimisht emrin në fanellën e tij.

Në vend të Jorginho, ai ka të shkruar emrin Jorghino.

Si ka ndodhur deri te ky gabim, është për t’u habitur por duket se nuk kishte kohë as për të siguruar një fanellë me emrin e saktë. /Lajmi.net/