Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit katërvjeçar
Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar të premten në Skenderaj nga zyrtarët e Stacionit Policor, pas një aksioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informatave për vendndodhjen e të dyshuarit, transmeton lajmi.net. Policia ka kryer bastisje…
Lajme
Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar të premten në Skenderaj nga zyrtarët e Stacionit Policor, pas një aksioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informatave për vendndodhjen e të dyshuarit, transmeton lajmi.net.
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij në Skenderaj, ku ai është lokalizuar dhe më pas është arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej katër vitesh, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Skenderaj, 17 korrik 2026
Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, në zbatim të një urdhërese të lëshuar nga gjykata kompetente kanë realizuar arrestimin e një personi të kërkuar.
Pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informatave për vendndodhjen e të dyshuarit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë realizuar bastisje në shtëpinë e tij në Skenderaj, ku i njëjti është lokalizuar dhe arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh./lajmi.net/