Juve me një ndryshim interesant në mesfushë
Maurizio Sarri ka vendosur ta mbajë në skuadër Sami Khedira, derisa Emre Can pritet të largohet këtë muaj.
Sport
Khedira duket se ka gjithnjë e më shumë të ngjarë të mbijetojë në eksodin e Juves, dhe Sport Mediaset paralajmëron se mund të ketë pasoja për Emre Can.
Trajneri i ri Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se ‘Bianconerët’ duhet të zvogëlojnë numrin e lojtarëve në skuadër, dhe transmetuesi sqaron se gjermani tani mund të jetë në mesin e atyre që do sakrifikohen, përcjell lajmi.net.
25-vjeçari u bashkua me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Liverpooli në një transferim të lirë verën e kaluar.
Ai bëri 37 paraqitje në sezonin debutues, shënoi katër gola, një asistim dhe fitoi një Scudetto.
Me mbylljen e dritares së transferimeve të verës, Sport Mediaset tregon se Can me shumë mundësi do shitet nga klubi italian. /Lajmi.net/