Rugani i thotë ‘PO’ Romës, pritet zyrtarizimi
Roma është shumë afër transferimit të yllit të Juventus, Daniele Rugani.
Sport
Rugani aktivizohet në fazën e qendrës së mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet pajtimi mes skuadrave, transmeton lajmi.net.
Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.
25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove, në ‘Olimpico’.
Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini. /Lajmi.net/