Priten ndryshime tek PSG: Largohet Neymar, afrohet Dybala
Paris Saint Germain po përgatitet për disa ndryshime të mëdha në skuadër, në fondin e lojtarëve.
Sport
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka konfirmuar se është në negociata të avancuara për largimin e Neymar, duke lënë derën e hapur për Dybala.
Neymar po lidhet me një kalim të mundshëm në La Liga, me destinacionet e mundshme Real Madrid dhe Barcelona, transmeton lajmi.net.
Braziliani është i pakënaqur me atmosferën në Francë dhe ka shprehur dëshirën të kthehet në Spanjë.
Në anën tjetër, Dybala nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarri, dhe Juve po kërkon blerës për të, në mënyrë që të balancojë të hyrat dhe të dalat nga skuadra.
Pasi merkatoja është mbyllur në Premierligë, tashmë destinacioni i vetëm i mundshëm për Dybala mbetet PSG.
Transferimi i Dybala tek PSG do t’i hapte rrugë largimit të Neymar nga PSG, dhe e kundërta. /Lajmi.net/