Roma i futet garës për shërbimet e yllit të Juventus
Roma po synon që të kryej një lëvizje të madhe para përfundimit të merkatos së verës.
Sport
Daniele Rugani është lojtari i Juventus që është kërkuar nga shumë skuadra evropiane.
Arsenal ishte skuadra e parë që tentoi për italianin, pasuar nga Wolverhampton dhe së fundi garës i është futur edhe Roma, me dy skuadrat nga Premierliga që kanë djegur mundësitë me mbylljen e merkatos.
‘Sportitalia’ shkruan se Roma ka vërejtur gatishmërinë e Juventus për ta larguar Rugani, dhe po synojnë ta huazojnë atë, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja do të përfshinte edhe mundësinë e blerjes, më mundësi pagese deri në vitin 2021.
‘Giallorossi’ thuhet të kenë kontaktuar drejtorin e Juventus, Fabio Paratici, për të parë nëse mund të pajtohen për Rugani. /Lajmi.net/