PSG vjen nga plani i dytë për Dybalan, surprizon edhe Unitedin

Edhe pse Paulo Dybala refuzoi Manchester Unitedin, ai është akoma në treg dhe Juve mund të fillojë bisedimet me Paris Saint-Germain.

Sport

05/08/2019 09:47

Burime të shumta në Angli dhe Itali konfirmuan dje se marrëveshja e këmbimit midis Romelu Lukaku dhe Dybala ka ‘rënë në ujë’.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se Dybala do të mbetet në Torino, pasi ai thuhet se është mërzitur nga përpjekjet e Juves për ta larguar, përcjell lajmi.net.

Corriere dello Sport shkruan se argjentinasi mund të përfundojë te Paris Saint-Germain.

Kampionët e Ligue 1 thuhet se kanë një kohë të gjatë që kanë monitoruar situatën e 25-vjeçarit, por nuk kanë ndërmarrë asnjëherë një hap më shumë.

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo është admirues i madh i lojës së Dybalas, çka mund të jetë një plus në zgjedhjen e këtij të fundit për të luajtur në Francë. /Lajmi.net/