Super-vetura italiane, e aftë të prodhojë rreth një mijë kuaj-fuqi
Modeli Berlinetta nga prodhuesi italian i automobilave ‘Puritalia Automobili’ është një veturë që nuk do donit ta humbisnit.
Auto & Tek
Kompania italiane e prezantoi super-veturën e saj këtë vit në moto-shouin në Gjenevë, duke lënë mbresa të mëdha tek pjesëmarrësit e këtij eventi, transmeton lajmi.net.
Ajo me çfarë karakterizohet kjo veturë është potenca dhe fuqia; vetura është e aftë të prodhojë 965 kuaj-fuqi. E gjithë kjo, falë motorit elektrik që posedon të versionit V8.
Ndër të tjera, enterieri i veturës ka teknologji të parashikueshme, duke përfshirë ekrane me prekje, kontrollin e zërit dhe integrimin e smartfonit, ndërsa tubi i shkarkimit thuhet se përfiton nga “modulimi i zgjuar elektronik”.
Ende nuk i është bërë ditur çmimi përfundimtar prodhimit të ‘Puritalia Automobili’-t. /Lajmi.net/