As Napoli e as Atletico, James shkon te kjo skuadër
James Rodriguez duket se e ka gjetur veten te një skuadër të re, me Marseillen që i është futur garës për kolumbianin e padëshiruar të Real Madridit.
Sport
28-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë në kryeqytetin spanjoll dhe Los Blancos nuk janë të gatshëm ta huazojnë përsëri, duke shpresuar ta shesin atë rreth 40 milionë euro.
Napoli dhe Atletico Madrid kanë qenë të interesuar për disa javë dhe janë të vetëdijshëm që çmimi i kërkuar nga Reali nuk do të bjerë, kështu që Marseille gjithashtu e di se duhet të paguajë 40 mln euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, transmeton lajmi.net.
Interesimi i tyre u raportua në Corriere dello Sport sot, ndërsa skuadra franceze gjithashtu thuhet se është afër blerjes së Dario Benedetto të Boca Juniors.
Ndërkohë, vendi i James te Real Madridi është i pasigurtë.
Ai vazhdon të stërvitet me klubin spanjoll, mirëpo Zinedine Zidane i ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij. /Lajmi.net/