Ish-agjentët e Dybalas paralajmërojnë Unitedin: Mos e transferoni atë, mund të humbisni 40 mln euro

Ish-agjentët e Paulo Dybalas i kanë dërguar një letër Manchester Unitedit duke paralajmëruar se mund të humbin deri në 40 milionë euro nëse nënshkruajnë me sulmuesin e Juventusit, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Sport

04/08/2019 12:27

Marrëveshja e këmbimit me Romelu Lukakun është gjithnjë e më shumë në dyshim dhe jo vetëm sepse argjentinasi nuk është i bindur nga klubi anglez

Ai kërkoi 12 milionë euro plus bonuse në pagë dhe një pagesë tjetër prej 15 milionë euro për agjentin Jorge Antun, por ka edhe probleme të tjera për t’u marrë parasysh, transmeton lajmi.net.

Sipas La Gazzetta dello Sport, firma Star Image i ka dërguar një letër ligjore Manchester Unitedit duke i paralajmëruar ata kundër një transferimi.

Kjo për shkak se ata janë në mes të veprimeve juridike kundër Dybalas për shkelje të kontratës pasi ai u largua nga marrëveshja e tyre për t’u bashkuar me një agjenci të re në vitin 2017.

Ishte një kontratë 10-vjeçare, kështu që ka shumë para potencialisht në rrezik për të drejtat e imazhit të lojtarit, teksa Star Image ka dërguar dokumentet në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë këtë javë.

Nëse ata fitojnë, atëherë Dybala dhe klubi i tij do të jenë përgjegjës deri në 40 mln euro. /Lajmi.net/