Reagimi i Rashicës pasi u shpall më i miri te Werder
Milot Rashica ka reaguar pasi u shpall si lojtari më i mirë i edicionit 2018/19 te Werder Bremen.
Sport
Skuadra gjermane sot i dorëzoi çmimin e lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar yllit kosovar.
Futbollisti nga Vushtrria realizoi 12 gola, 6 asistime në 30 paraqitje sa pati me Werderin, shkruan lajmi.net.
Përmes llogarisë zyrtare në Twitter, Rashica është shprehur tejet i lumtur me çmimin e fituar dhe ka premtuar se do bëj më të mirën për sezonin vijues.
“Dua të ju falënderoj të gjithëve që më shpërblyet me çmimin e lojtarit të sezonit. Kjo do të thotë shumë për mua. Do të dhuroj më të mirën në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Rashica. /Lajmi.net/
I want to thank you ALL for awarding me as your “Player of the Season“. This means a lot to me! I will do my best in the upcoming season ?? #MR7? @werderbremen pic.twitter.com/3PtaZ6v5Ia
— Milotrashica (@milotrashica) August 3, 2019