‘Hormoni i dashurisë’ tek njerëzit ia nxjerrë stomakun jashtë yllit të detit
"Hormoni i dashurisë" i liruar tek njerëzit kur bien kokë e këmbë në dashuri për dikë bën që ylli i detit të nxjerrë stomakun jashtë, kanë zbuluar shkencëtarët.
Fun
Oksitocina është një hormon i lashtë që ka funksione të ndryshme nëpër specie – studimet e mëparshme kanë treguar se minjtë e humbin oreksin e tyre dhe i bënë disa zogj më bujarë, transmeton lajmi.net.
Në hulumtimin e fundit, shkencëtarët injektuan kimikatin në yll deti dhe zbuluan se ajo shkaktonte mekanizmin e tyre të “evitimit” – duke kthyer stomakun e tyre në pozicionin që ata e përdorin për të ngrënë.
Studiuesit nga Universiteti Queen Mary i Londrës thanë se eksperimenti mund të ndihmojë në kontrollin e modeleve të të ushqyerit të specieve të yjeve të quajtura kurora e gjembave.
“Pra, oksitocina është shumë më tepër sesa një” hormon dashurie”- ndoshta kjo mund të thuhet veçanërisht për kafshët si yll deti që nuk bien në dashuri”, potencoi profesor Maurice Elphick, kryesues i studimit.
Molekulat e tipit oksitocinë kanë vepruar në sistemin nervor të kafshëve për më shumë se gjysmë miliardë vjet. /Lajmi.net/