Nedved flet rreth largimit të Dybalas
Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka konfirmuar se ka interesim për Paulo Dybalan.
Sport
Ylli argjentinas është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United, Paris Saint-Germain dhe madje me një shkëmbim të mundëshëm me Interin për Mauro Icardin.
Teksa mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për sezonin e ri të Serie A, Nedved u pyet specifikisht rreth Dybalas, përcjell lajmi.net.
“Ka disa propozime, ka interesim, por ne presim për veprime konkrete që të mund të vendosim më pas me qetësi”, tha ai.
Dybala nuk shijoi një edicion të mirë me Juven, andaj as Maurizio Sarri duket se nuk i ka dhënë premtime për minutazh dhe me shumë mundësi do të lë Juven. /Lajmi.net/