Vojvoda edhe zyrtarisht debuton me Standard Liege
Ylli i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, edhe zyrtarisht do të debutojë me skuadrën e Standard Liege.
Sport
Vojvoda i është bashkuar skuadrës belge gjatë këtij afati kalimtar, duke i dhënë fund aventurës me Mouscron.
Sot, mbrojtësi i krahut të djathtë është përzgjedhur në 11-ën startuese të Standard Liege, për ndeshjen që do të luhet kundër Cercle Brugge.
? Starting XI: Bodart, Kosanovic, Cimirot, Emond, Boljevic, Amallah, Lestienne, Gavory, Vojvoda, Bastien & Laifis ?⚪ #CERSTA #COYR pic.twitter.com/21TO2GRuS8
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) July 27, 2019
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superligën e Belgjikës, dhe luhet me fillim nga ora 18:00. /Lajmi.net/