Pulëbardha ia shqyen pjesët intime të burrit, ndërsa ai po rrezitej i zhveshur

Një pulëbardhë ia shqyejti testikujt një burri, kur ai rrezitej lakuriq në kopshtin e tij.

Fun

25/07/2019 09:21

Ekspertët thonë se shpendi e ka ngatërruar pjesën private të burrit si një çift të vezëve të zogjve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa burri – i cili nuk është identifikuar ende – dremitej në oborrin e tij në shtëpinë e tij pranë Ipswichit, pulëbardha u lëshua nga qielli për një kafshim me sqepin e saj.

Ai u zgjua duke bërtitur në agoni dhe pa zogun që fluturonte larg me një nga testikujt të futur në sqepin e tij të verdhë.

Gruaja e tij e njoftoi ndihmën e shpejtë, ndërsa stafi në departamentin e aksidentit dhe urgjencës së Spitalit të Ipswich-it duhej ta rregullonte atë dhe t’i jepte një sërë antibiotikësh për të parandaluar infektimin.

Një zëdhënës i grupit hulumtues Seagull Watch International konfirmoi se pulëbardhat shpesh ushqehen me vezët e zogjve të vegjël. /Lajmi.net/