Publikohen pamjet e para të “bishës” së Chevrolet-it
Së fundmi janë publikuar pamje të para të prototipit të modelit 'Corvette C8.R' nga radhët e kompanisë së automobilave 'Chevrolet'.
Auto & Tek
Për sa i përket përformancës, vetura posedon një motor 6.2-litërsh të tipit V8, i cili e bën të aftë atë të arrijë 495 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, ajo posedon një ndërrues shpejtësish me tetë mundësi, si dhe potencë për t’i përshkuar 100 km/h për vetëm 3 sekonda.
Mësohet se vetura është e destinuar për vetura, si dhe do ta zëvendësojë modelin më të vjetër, përkatësisht atë ‘C7.R’.
Sidoqoftë, më poshtë mund të gjeni fotografitë e automobilit të garave, të shkëputura nga sekuencat e një videoje. /Lajmi.net/
