Personi që përshkoi më shumë se 1,7 milionë km me një ‘Porsche’
Të përshkuarit më shumë se 1.7 milionë kilometra me një ‘Lexus LS 400’ të vitit 1996 nga ‘Porsche’ nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë.
Auto & Tek
Një person me emrin Lorenzo është ndër personat e fundit që i janë bashkuar grupit të personave që kanë përshkuar më shumë se një milionë km me veturat e tyre, transmeton lajmi.net.
Ai bleu veturën në moshën 21 vjeçare dhe e posedoi për 50 vitet e ardhshme, duke e bërë atë qartazi një entuziast të vozitjes.
Këto shifra enorme ai i ka arritur duke udhëtuar nga Amerika Jugore deri në Alaskë e Kanada, për të takuar miqtë e tij.
Edhe pse ka arritur të kalojë më shumë se 1.7 milionë km me ‘Porsche’-n e tij, ai thotë se nuk është gati për t’u pensionuar dhe do vazhdojë të vozisë. /Lajmi.net/
