Klopp flet për merkaton e Liverpoolit

Trajneri Jurgen Klopp ka qetësuar tifozët e Liverpoolit, duke bërë të ditur se nuk do të ketë transferime të mëdha këtë afat kalimtar.

Sport

18/07/2019 18:26

‘The Reds’ kanë fituar Ligën e Kampionëve në sezonin që lamë pas, por dështuan të fitojnë Premierligën, duke u renditur në vendin e dytë, me një pikë më pak se kampionët e Manchester Cityt.

Në media ka pasur jo pak spekulime për prurjet e reja të Liverpool, për të forcuar skuadrën, që do të ishte konkurrente për titull.

Por, Klopp ka bërë të ditur se nuk do të ketë transferime të mëdha, duke shtuar se Liverpool në vitet e fundit ka investuar shumë në skuadër.

“Nuk do të jetë dritarja më e madhe e transferimit të LFC-së, ne kemi investuar shumë në ekip në dy vitet e fundit, do të thosha,” , gjermani pranoi në Liverpoolfc.com.

“Ne nuk mund të shpenzojmë çdo vit në të njëjtën mënyrë.”/Lajmi.net/