Mediet në Itali: Ronaldo vendimtar në transferimin e De Ligt te Juventus

Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Ajax për transferimin e Matthijs de Ligt, bëjnë të ditur raportet nga Italia.

Sport

13/07/2019 15:05

Reprezentuesi holandez është bërë lojtari i ri më i kërkuar në botë, pas një sezoni fantastik me Ajax, duke tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Juventus, Barcelona, PSG dhe Liverpool.

Por, është Juventusi që ka fituar garën për nënshkrimin e 19 vjeçarit.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, mungon vetëm zyrtarizimi i De Ligt te kampionët e Italisë.

Gazeta italiane gjithashtu deklaron se Cristiano Ronaldo ka luajtur një rol kyç në joshjen e De Ligt për t’u transferuar në Torino, ku do të jetë i gatshëm për të krijuar partneritet në mbrojtje me Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin./Lajmi.net/