Distria Krasniqi mposht kinezen Li, kalon në gjysmëfinale të Budapest GP
Distria Krasniqi është xhudistja e tretë kosovare që kalon në gjysmëfinale të Grand Prix Budapest.
Sport
Krasniqi po garon në kategorinë deri në 48 kilogramë, ku është kualifikuar në mesin e katër më të mirave (Majlinda dhe Nora kanë siguruar gjysmëfinalet në kategoritë përkatese), shkruan lajmi.net.
Distria deri në gjysmëfinale shkon vetëm me dy lufta, pasi raundin e parë e kishte kaluar pa duel, kurse në raundin e dytë ka mposhtur rusen Giliazova.
Në çerekfinale Krasniqi triumfoi me IPPON, pas tri ndëshkimeve të kinezes e cila shmangte duelet.
Distria në gjysmëfinale do të përballet me spanjollen Julia Figueroa. /Lajmi.net/