Behrami: Të bashkohemi për t’i ndalur veprimet e tij – Kurti s’ka kontribut për shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, sërish ka reaguar për situatën e krijuar sot në legjislativin e vendit, si dhe për krizën politike. Ai ka ftuar për bashkim, për siç ka thënë, t’i ndalin veprimet e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Për Behramin e PDK-së, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë kontribut…

Lajme

12/08/2026 23:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, sërish ka reaguar për situatën e krijuar sot në legjislativin e vendit, si dhe për krizën politike.

Ai ka ftuar për bashkim, për siç ka thënë, t’i ndalin veprimet e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Për Behramin e PDK-së, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

“Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë kontribut për shtetin dhe, rrjedhimisht, nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për Kushtetutën dhe institucionet tona. Le të bashkohemi për t’i ndalur veprimet e tij, me të cilat po e dëmton shtetin!”, ka shkruar Behrami në rrjetin social Facebook.