ZYRTARE: Muric largohet nga Man City, huazohet te kjo skuadër

Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Arijanet Muric sezonin e ardhshëm do ta luajë te Nottingham Forest.

Sport

09/07/2019 11:13

Pas disa javëve me plotë spekulime, më në fund është konfirmuar se portieri kosovar do ta vesh fanellën e klubit emblematik anglez edicionin e ardhshëm.

20-vjeçari do të jetë i huazuar për një sezon te ekipi që garon në nivelin e dytë anglezë, Championship, shkruan lajmi.net.

Detajet financiare të kontratës nuk janë publikuar.

Largimi i Muric nga Manchester City vjen pasi klubi anglez në janar bleu portierin e talentuar amerikan Steffen, i cili do të bashkohet me klubin këtë verë. /Lajmi.net/