Arijanet Muric tek Nottingham – Zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë

E ardhmja e gardianit të portës së Kosovës, Arijanet Muric, pritet të mësohet gjatë kësaj jave.

Sport

08/07/2019 10:41

Javëve të fundit, emri i portierit të Kosovës është lidhur me një transferim tek Nottingham Forest.

Sipas medieve britanike [Telegraph], Muric pritet të nënshkruajë me skuadrën nga Championship gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari ka tërhequr vëmendje të madhe tek skuadrat evropiane, por ai duket se do të huazohet nga City tek Nottingham.

Aro luajti një rrol të rëndësishëm në triumfin e Man City në Carabao Cup, sidomos në ndeshjet kundër Leicester kur bëri heroin në ekzekutimin e penalltive. /Lajmi.net/