Muric nuk shkoi për pushime në Barcelonë, por iu bashkua skuadrës së re

Gjatë ditës së djeshme, Arijanet Muric publikoi një foto në Instagram duke treguar që është në Barcelonë e që fillimisht u mendua se shkoi për pushime.

Sport

04/07/2019 16:49

Por mesa duket arsyeja e vendndodhjes së tij në Spanjë është krejtësisht e ndryshme.

Mediat në ishull raportojnë se portieri i Kosovës i është bashkuar skuadrës së Nottingham Forest, e cila ka filluar stërvitjet në shtetin iberik, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se mungon zyrtarizimi, Muric ndodhet në Spanjë për t’u përgatitur me skuadrën e re për sezonin e ardhshëm.

Vonesa e zyrtarizimit është kryekëput faji i Nottingham Forest, për shkak të largimeve të disa drejtuesve – përfshirë edhe trajnerin.

Marrëveshja duket e mbyllur, Aro Muric do ta shpenzojë një vit huazim në Championship. /Lajmi.net/