Problemet me Facebook dhe Instagram shtyjnë zyrtarizimin e Lampardit te Chelsea

Chelsea thuhet se ka vendosur të shtyjë njoftimin për zyrtarizimin e Frank Lampard si trajner të tyre, pas problemeve të shfaqura në Facebook dhe Instagram.

Sport

03/07/2019 23:20

41 vjeçari ka arritur marrëveshje me Chelsean, për të pasuar të larguarin Maurizio Sarri.

Pavarësisht suksesit në Ligën e Evropës, Sarri është larguar për të marrë drejtimin e Juventusit.

Mediet në Angli raportojnë se zyrtarizimi i Lampard do të bëhet mëngjesin e së enjtes, dhe planifikimi për ta bërë të mërkurën është shtyrë shkaku i problemeve me rrjetet sociale.

Të dy këto rrjetet sociale, kanë probleme me ngarkimin e fotografive./Lajmi.net/