ZYRTARE: Kovacic është i Chelseat
Mateo Kovacic tashmë është zyrtarisht lojtari i ri i Chelseat. Real Madrid ka njoftuar transferimin e futbollistit kroat në klubin e Londrës, i cili do të kushtojë 45 milionë euro.
Sport
Një operacion i mirë i Los Blancos për një lojtar që verën e kaluar vendosi të largohej nga Real Madrid për të shijuar më shumë minuta.
Real Madrid nënshkroi me Kovacic nga Inter në verën e vitit 2015 për shumën e 30 milionë eurove, përcjell lajmi.net.
Dhe tashmë pas katër viteve ai shitet për 15 milionë më shumë tek Chelsea, që kompletoi transferimin e tij para ditës së sotme.
25-vjeçari shijoi një sezon fantastik me ‘Blutë’ si huazim, duke fituar një trofe të Ligës së Evropës. /Lajmi.net/