Kevin Durant befason me skuadrën e re
Basketbollisti që ka marrë më shumë vëmendje në afatin kalimtar në NBA, që hapet pas disa minutave, është Kevin Durant.
Sport
Durant është basketbollist i lirë dhe numri i skuadrave që dëshirojnë shërbimet e tij është i madh.
Ylli i NBA me gjasë do të jetë jashtë parketit edhe gjatë edicionit të ardhshëm për shkak të lëndimit, mirëpo kjo nuk i ka penguar skuadrave si Lakers, Nets, Knick të kërkojnë shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.
Burimi i sigurt i NBA, Adrian Wojnarowski raporton se Durant ka zgjedhur Brooklyn Nets si skuadrën e tij të ardhshme.
Basketbollisti i Golden State do përfitojë 164 milionë dollarë për katër vite te Nets.
Përveç Durant, Kyrie Irving dhe DeAndre Jordan pritet të bashkohen me klubin e Brooklyn. /Lajmi.net/